Pas kthimit nga Amerika, Tayna vetizolohet në Prizren

Tayna kishte udhëtuar drejt Amerikës për të mbajtur koncertin e radhës për bashkatdhetarët atje, por mbrëmjet u anuluan për arsyen e njohur botërisht, COVID-19.
Pas qëndrimit disaditor Tayna më në fund arriti të rikthehet në Kosovë ku menjëherë ka shkuar në vendlindjen e saj Prizren, shkruan Indeksonline.

Tayna ka publikuar disa fotografi nga shtëpia e saj duke treguar se është koha që të pushoj pas angazhimeve të shumta.

“Koha për të qëndruar në shtëpi (më në fund pak pushim) dhe të lexojë gjithë librat e ri”, ka shkruar reperja.

Ndërkohë, menaxheri i saj Rinor Hykolli që ishte bashkë me të në këtë udhëtim u kthye sot, dhe pas vendimit të Qeverisë ai bashkë me të gjithë udhëtarët e tjerë janë futur në karantinë në Qendrën Studentore në Prishtinë./Indeksonline/