75 Mall Live Search
17:54 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Ministrja Hajdari organizon takimet në ambiente të hapura

Kosova është një nga shtetet e prekura me koronavirus.

Numri i të prekurve ka shkuar në 20, derisa sot nuk ka pasur ndonjë rast.

Pavarësisht kësaj, qytetarët vazhdojnë të jenë të izoluar, shumë biznese tashmë janë mbyllur.

E, masa për parandalimin e kësaj pandemie, që janë rekomanduar nga IKSHP po i respektojnë edhe disa nga politikanët tonë, shkruan Indeksonline.

Madje, ministrja e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari takimet me kabinetin e saj i ka organizuar në ambient të hapur, duke mbajtur kështu edhe ditancën e kërkuar./Indeksonline