75 Mall Live Search
18:01 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Në mocionin e LDK-së përmendet edhe “lufta” e Thaçit me Kurtin

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka gati mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Albin Kurtit.

 Indeksonline ka siguruar dokumentin dy faqesh.

Ndër të tjera, njëra prej arsyeve përmendet edhe “lufta” e kryeministrit, Albin Kurti me presidentin e vendit, Hashm Thaçi.

“Kryeministri Kurti kishte një betejë me presidentin për protagonizëm, vendosi të rrënojë bazën politike të qeverisë së tij, duke hequr dorë kështu, në mënyrë indirekte, nga përgjegjësia për të qeverisur”.