Ardian Shala tregon arsyet pse nuk e nënshkroi mocionin e LDK-së, për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala, ka thënë për Indeksonline arsyet se pse nuk e ka nënshkruar sot mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
“Isha që në këtë fazë mos të inicohej mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, deri sa të kalohet gjendja me virusin Covid-19”, tha ai.
Më tutje, Shala tha se e vlerësoi të ngushtëm dhe të pamatur vendimin e Kryeministrit sa i përket vendimit për lirim nga detyra të ministrit Veliu.
“Ajo që më bëri që mos te jem në mesin e nënshkruesve të mocionit ishte sepse isha kundër asaj që indirekt të vie PDK-ja në pushtet me qeveri teknike apo formë tjeter, për çka votat nga qytetarët kanë qenë për ndryshim këtë mandat, andaj është respektim i votuesve tanë”, shtoi deputeti i LDK-së, Ardian Shala.
Ndryshe, Indeksonline raportoi ekskluzivisht për emrat e deputetëve që kundërshtuan mocionin.