“Kryemadhi” ndjen mall për Bufin, nga karantina e puthë përmes ekranit

Qëndrimi në shtëpi ka bërë që të ndjejmë mall për shumë çka, si persona, vende madje edhe për punën.
Mall për njëri-tjetrin po ndjejnë dhe aktorët e njohur kosovarë, Fatos Kryeziu dhe Fatmir Spahiu të cilët e kanë shprehur në një mënyrë më ndryshe, shkruan Indeksonline.
Ishte Fatosi i cili më së miri njihet me rolin e “kryemadhit” tek seriali vendor “Kafeneja jonë”, i cili ka dhuruar një puthje përmes ekranit mikut dhe kolegut të tij, Bufi.
Ai ka publikuar një fotografi teksa po shikonte një intervistë të Fatmirt, ndërsa ai e përqafon nëpërmjet televizorit.
“Ne karantine dita 8, momenti kur tmerr malli për shok dhe e sheh ne Tv”, ka shkruar Fatosi sipër fotografisë.
Kujtojmë që Fatosi dhe Fatmiri njihen për shoqërinë dhe raportet e afërta që kanë edhe jashtë skenës./Indeksonline/