75 Mall Live Search
21:54 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

De Biasi tregon gjendjen në Itali: Nuk ka njerëz në rrugë, shpresoj ta mposhtim virusin!

Ganni De Biasi është ekstremist kundër rifillimit të stërvitjes së futbollistëve në Serie A.

Gjatë një interviste për “TMË Radio”, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare theksoi se ndeshja e vetme që duhet të fitohet sot është ajo kundër koronavirusit.

“Nuk shikon më makina dhe njerëz në rrugë, të paktën aty ku jetoj unë. Bëhet shumë kujdes me rregullat që duhen zbatuar dhe shpresoj që të gjithë t’i respektojë ato.

Italia dhe koronavirusi- Italia është një nga vendet më seriozë për sa i përket qasjes ndaj koronavirusit. Aktivitetet mund të mbylleshin më parë, ama të flasësh tani është shumë e thjeshtë. Shpresoj ta mposhtim virusin sa më shpejt të jetë e mundur.

Rifillimi stërvitjes- Absolutisht që jo. Shëndeti i njerëzve është prioriteti i momentit. Futbollistët janë njerëz të zakonshëm, prandaj dhe duhet të mbrohen së bashku me familjet e tyre.

Futbollistët mund të vazhdojnë stërvitjen nga shtëpia. Ajo që ka rëndësi tani është të fitojmë ndeshjen kundër koronavirusit dhe këtë gjë mund ta bëjmë vetëm së bashku.

Përshtatja me jetesë të re- Ne duhet të ndryshojmë jetën tonë, sepse kemi të bëjmë me një armik të padukshëm. Edhe kur situata të përmirësohet, mendoj se nuk do rikthehemi te mënyra e vjetër e jetesës për një farë kohe.