“The Voice” në Amerikë vazhdon transmetimin edhe përkundër pandemisë

John Legend ka folur për sezonin aktual të “The Voice” , duke zbuluar se sa shumë është filmuar për tu transmetuar edhe gjatë pandemisë koronavirus .
Rezulton, se gjithçka është në rregull deri në fund të prillit dhe kjo gjithashtu do të thotë se do të filmohen episodet e reja deri atëherë, transmeton Indeksonline
“Ishin të planifikuar vetëm tre javë shfaqje live dhe ato ishin për muajin maj. Pra, kush e di se çfarë do të bëjmë? Nuk e di nëse do të jemi në gjendje t’i bëjmë ato pa audiencë. Unë nuk kam folur me prodhuesit se cilat janë planet, ” tha John me Associated Press në një intervistë.
Ai shtoi se “të gjithë po flasim me gjëra të dëgjuara sepse nuk e dimë se ku do të jetë bota në maj.”
“Por nëse mund t’i bëjmë ato shfaqje në maj, kjo do të ishte e shkëlqyeshme. Ndoshta pa një audiencë, kjo do të ishte e kuptueshme, “shtoi ai. “Por, nëse ne mund ta bëjmë atë, atëherë kjo do të ishte e shkëlqyeshme. Ne do të shohim nëse kjo mund të realizohet. “
The Voice transmetohet të hënën në NBC, dhe është një nga shfaqjet e vetme që ende është në transmetim për shkak episodeve të reja të regjistruara./Indeksonline/