75 Mall Live Search
08:23 / E Shtunë, 21 Mars 2020 / indeksADMonline

Makina që u përfshi nga flaka tek menza e studentëve në Prishtinë ishte e Ana Kabashit

Dje ndodhi një aksident trafik në Prishtinë ku një veturë u kaplua nga flaka tek menza  studentëve.

Vetura që u përfshi nga flaka rezultoi të ishte e këngëtares së njohur kosovar, Ana Kabashi, shkruan Indeksonline.

Pas lajmeve, ka reaguar vet artistja në rrjetet sociale duke treguar se ajo është mirë dhe ka shpëtuar pa asnjë pasojë.

“Mir jemi, gjall jemi pa asnje pasoje! Na paqt mar te ligat!Po du me i falenderu dy djemt qe sjau di as emrat tash, te cilet na kan lajmru qe po na kallet kerri tu bertit delni prej kerrit, po ashtu kalimtart tjer qe u mundun me ndal zjarrin pa e mendu rrezikun e vet! Gjithashtu edhe Policine e Kosoves, Zjarrfiksat dhe Ndihmen e Shpejt (Ambulancen) qe erdhen shume shpejt dhe u kujdesen per sigurine tone dhe te gjithve qe ishin aty afer! Faleminderit Zotit jemi mir”, ka shkruar ajo./Indeksonline/