75 Mall Live Search
17:39 / E Shtunë, 21 Mars 2020 / indeksADMonline

Shënohet viktima e parë e koronavirusit në Bosnjë e Hercegovinë

Një burrë është bërë viktima e parë e koronavirusit në Bosnjë e Hercegovinë.

Lajmin e konfirmoi menaxheri i një spitali në qytetin veriperëndimor, Bihaq, pranë kufirit me Kroacinë. Nuk janë dhënë hollësi të tjera për viktimën.

Autoritetet boshnjake më parë e kanë shpallur gjendjen emergjente për shkak të koronavirusit, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar 90 raste të infektimeve. Numër më i madh i personave të infektuar është shënuar në shtetet fqinjte të Bosnjës, në Serbi dhe në Kroaci.