75 Mall Live Search
19:37 / E Shtunë, 21 Mars 2020 / indeksADMonline

Vdes legjenda e muzikës

Ka vdekur në moshën 81-vjeçare, legjenda e muzikës “country”, Kenny Rogers.

Ai vdiq të premtën mbrëma, sipas një deklarate të postuar nga familja e tij.

Ishte i njohur për hitet “The Gambler”, “Lady”, “Islands in the Stream” dhe “Lucille”.

Kenny ishte fituesi i gjashtë “CMA Awards” dhe tre “Grammys”.

Publicisti i tij Keith Hagan tha për CNN se Kenny Rogers la shenjë të pashlyeshme në historinë e muzikëes amerikane.

Më tutje ai shtoi se këngët e tij kanë prekur jetën e miliona njerëzve në të gjithë botën.

Kënga e tij e vitit 1978 “The Gambler” ka frymëzuar shumë filma të cilët u shfaqën në TV, ku Rogers pati rolin kryesor./Indeksonline/

Image result for Kenny Rogers
Image result for Kenny Rogers