Materazzi provokon Ibrahimovicin: Nëse të duhet trofeu i Ligës së Kampionëve ta huazoj timin

Futbollisti i njohur italian Marco Materazzi e ka provokuar yllin e Milanit, Ibrahimovicin.
Materazzi ka publikuar një video në të cilën bën akrobacione me një letër higjenike e të cilën e fut në trofeun e ligës së kampionëve, shkruan IndeksOnline.
Kurse po ashtu ka shkruar ” Ibrahimovic provo të shohësh se a mund ta bësh këtë gjë, nëse të duhet trofeu i Ligës së Kampionëve ta huazoj timin”.