75 Mall Live Search
11:51 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Podujeva prin me mosrespektim ndaj vendimit të Qeverisë, gjatë pandemisë

Në Podujevë gjatë ditës së djeshme janë shënuar katër raste, që nuk kanë respektuar urdhërin e Qeverisë, për të mos punuar gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ndërsa, raste janë është shënuar edhe në Fushë Kosovë, Gjilan, Prizren, Pejë, e Vushtrri.

Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 21.03.2020 – 12:00. Njësiti policor gjatë inspektimit kanë hasur në një lokal, pronar i dyshuari mashkulli K i cili nuk i ka respektuar urdhëratë lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë rregullt.

Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 21.03.2020 – 12:10. Njësiti policor gjatë inspektimit kanë hasur në një lokal, pronari i të cilit nuk kishte respektuar urdhrin e Qeverisë. I dyshuari mashkull K është intervistuar, është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që rasti të kaloj në procedurë të rregullt.

Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 21.03.2020 – 12:20. Njësiti policor gjatë inspektimit kanë hasur në një lokal, pronar i dyshuari mashkull K i cili nuk kishte respektuar urdhrin lëshuar nga Qeveria. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe e urdhër të tij rasti vazhdon në procedurë të rregullte.

Rr. 19 Qershori, Podujevë 21.03.2020-19:45. Njësiti policor gjatë inspektimit kanë hasur në një lokal, pronar i dyshuari mashkull K cili nuk kishte respektuar urdhrin lëshuar nga Qeveria. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe e urdhër të tij rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rr. Hysen Gjakolli, Fushë Kosovë 21.03.2020 – 07:45. Njësiti policor gjatë inspektimit kanë hasur në një lokal, pronar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili nuk kishte respektuar urdhrin lëshuar nga Qeveria. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe e vendim të tij rasti vazhdon ë procedurë të rregullt.

Fsh. Zhegër, Gjilan 21.03.2020-18:45. Njësiti policor gjatë inspektimit kanë hasur në një lokal, pronar i dyshuari mashkull K i cili nuk kishte respektuar urdhrin lëshuar nga Qeveria. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe e vendim të tij i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rr. Enver Hadri, Prizren 21.03.2020 – 07:45. Njësiti policor gjatë inspektimit kanë hasur në një lokal, pronari i të cilit nuk kishte respektuar urdhrin e Qeverisë. Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që rasti të kaloj në procedurë të rregullt, sipas procedurës, inspektorët komunal kanë mbyllur lokalin me vulë.

Fsh. Romajë, Prizren 21.03.2020 – 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K për shkak se njësiti policor e ka hasur duke punuar dhe i shërbyer klientët me kafe në kafiterinë e tij. I dyshuari përveç se nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19 nuk i kishte respektuar urdhrin e zyrtarëve policor për ta mbyllë lokalin, andaj janë njoftuar edhe inspektorët komunal. I dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar në ndalim policor për gjashtë orë.

Rr. Bekim Berisha, Pejë 21.03.2020 – 07:35. Njësiti policor së bashku me inspektoratin komunal gjatë inspektimit kanë hasur në një lokal, pronari i të cilit nuk kishte respektuar urdhrin e Qeverisë. Lokali është mbyllur me vulë zyrtare, i dyshuari mashkull K është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sheshi i Heronjve, Pejë 21.03.2020-13:10. Njësiti policor së bashku me inspektoratin komunal gjatë inspektimit kanë hasur në një lokal, pronari i të cilit nuk kishte respektuar urdhrin e Qeverisë. Lokali është mbyllur me vulë zyrtare, i dyshuari mashkull K është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rr. Lidhja e Lezhës, Vushtrri 21.03.2020 – 14:41. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K i cili është hasur nga inspektorët komunal duke punuar taxi ilegal me automjetin e tij kombi, i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar për tu ndalur dhe ka goditur njërin nga zyrtaret gjatë ikjes, Zyrtari i inspektimit mashkull K ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/