Edhe gruaja e aktorit të njohur diagnostifikohet me koronavirus

Sabrina Dhowre-Elba është diagnostikuar me koronavirus.
Javën e kaluar u konfirmua se aktori, Idis Elba është diagnostikuar me koronavirus, shkruajnë mediat e huaja.
Tani, gjatë një interviste në mënyrë virtuale, bashkëshortja e tij Sabrina Dhowre-Elba e ka konfirmuar se po ashtu ka dalë pozitiv me Covid-19.
Çifti po qëndrojnë së bashku në karantinë.
Kujtojmë se dje është raportuar se gjendja shëndetësore e Idis është e mirë dhe ai po qëndron i izoluar.