75 Mall Live Search
13:38 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Në Gjilan punohet edhe kur kërkohet izolim nga COVID-19

Në lagjen Poredin në Gjilan, janë duke u kryer punime në rrugë.

Në dy fshatra të Gjilanit dje dy persona kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ku edhe fshatrat janë vendosur në karantinë.

Numri i punëtorëve të kësaj kompani është mbi 10 persona të cilët nuk janë të pajisur me mjetet mbrojtëse si maska.

Banoret e kësaj lagje i kanë mirëpritur punimet në rrugë por thonë se koha në të cilën po punohet është e pafavorshme nga dy palët sipas tyre punëtoret po e rrezikojnë shëndetin e tyre në radhë të parë, e më pastaj edhe të banorëve të kësaj lagje./Indeksonline/