75 Mall Live Search
13:52 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Aktorja e njohur nga Kosova, publikon imazhe nga karantina

Rolin e ‘Republikës’ në serialin ‘Çka ka shpija’ e luan për mrekulli aktorja Teuta Krasniqi.

Ajo gjithashtu është një personazh mjaft atraktiv dhe aktiv edhe nëpër rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi së bashku me shoqen e saj, modelen Enisa Trena, që duket se po kalojnë kohë së bashku në karantinë.

Sikur shumica e personazheve të njohura nga të gjitha fushat, duket se edhe Teuta ka marrë masat e duhura për tu mbrojtur nga virusi i rrezikshëm COVID-19. /IndeksOnline/