Zv/kryeministri Hoti: Shpresojë që shpejtë vendi t’i kthehet normalitetit

Zv/kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka qenë prezentë sot në konferencë për media të zhvilluar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami.
Hoti tha se shpreh mirënjohje për punën e bërë gjashtë kësaj jave nga i gjithë stafi i ministrisë, i ekspertëve por edhe i Komunës së Prishtinës që prej nesër të jetë e mundur që për klasat e para deri të pesta të fillojë mësimi në kushte specifike.
Hoti tha se shpreson që shumë shpejtë vendi t’i kthehet normalitetit, transmeton Indeksonline.
“Shpresojmë që shpejtë t’i kthemi normalitetit. Falënderoj secilin për angazhimin që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve si shoqëri po sfidohemi prapë, s’është hera e parë që është dashtë me organizu mësimin, tash në kushte tjera por kemi pas përvojë gjatë viteve ’90. Shumë prej neve që kemi kryer mësimin nëpër shpija ose mësimit paralel kanë qenë mësimdhënës disa që janë tani para nesh”, tha ai.
Hoti poashtu theksoi se uron shumë që të kalohet me sukses kjo sfidë, në mënyrë që nxënësit të mos mbesin prapa./Indeksonline/