75 Mall Live Search
19:07 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Veliu për viktimën e parë nga COVID-19: Ngushëllime familjes, ftoj qytetarët që t’u përmbahen udhëzimeve për mbrojtje nga virusi

Sot është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë.

Pas kësaj ka reaguar ish-kryetari i Podujevës, njëherësh nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Veliu tha se me pikëllim mori lajmin për vdekjen e Halim Halitit, nga fshati Dumnicë e Epërme, i prekur me COVID-19, transmeton Indeksonline.

Ish-ministri i Brendshëm dhe Administratës Publike, Agim Veliu ftoj të gjithë qytetarët që t’u përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve të institucioneve të shëndetësisë për mbrojtje nga ky virus.

Postimi i plotë:

Me pikllim të thellë mora lajmin për vdekjen e Halim Halitit, nga fshati Dumnicë e Epërme e Komunës së Podujevēs, i cili ishte i prekur me virusin COVID 19.

Ndajmë dhembjen me më të dashurit e tij dhe lutemi që shpirti i tij të pushojë i qetë.

Ngushëllime familjes Haliti për humbjen e familjarit të tyre!

Edhe me këtë rast ftoj të gjithë qytetarët që t’u përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve të institucioneve të shëndetësisë, për mbrojtje nga ky virus.