Kriza që mund të vij nga koronavirusi, Barca gati ta shesë yllin e skuadrës

Nuk kanë fund zërat në lidhje me të ardhmen e Antoine Griezmann.
Sulmuesi francez, kampion bote në 2018-ën, u transferua sezonin e kaluar te Barcelona pas shumë vitesh tek Atletico Madrid.
Një martesë e komplikuar që duket se nuk i ka kënaqur dy palët pas një vit. Lojtari e ka patur të vështirë të përshtatet me sistemin e lojës së katalanasve.
Për këtë arsye në korrik mund të vijë divorci. Një zgjedhje e diktuar edhe nga koronavirus-i.
Emergjenca i ka shkaktuar një dëm ekonomik të madh klubit. Kështu, katalanasit mund të vendosin të sakrifikojnë një emër të rëndësishëm për të mbushur arkat.
I sakrifikuari mund të jetë pikërisht Griezmann. Me kusht që të vijë oferta e duhur, natyrisht.
Manchester United, Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Arsenal janë skuadrat që interesohen për të.