Tahiri: 2000 euro për familjet në Kosovë që presin pako me gjëra ushqimore, deri tani u mblodhën 15 mijë euro

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri njihet për humanizmin e tij.
Edhe në situatën e vështirë me të cilën po përballet tani Kosova, Labi ka ndërmarrë hapa për të ndihmuar familjet në nevojë.
Në një fondacion ku gjithkush që ka mundësi të ndihmojë, deri tani janë mbledhur 15.mijë euro.
Kurse vetë Labi tha se sot do t’i hedhë 2000 euro që të vazhdojnë të gjithë tutje, transmeton Indeksonline.
Ai shtoi se nga ndihma e secilit presin 25 mijë familje në Kosovë për t’i pasur në shtëpitë e tyre nga një pako me gjëra ushqimore.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi!
Nga ne , presin 25.000 familje në Kosovë për ti pasur në shtëpitë tyre nga një
pako me gjêra ushqimore.
Ju lutem, mos e merrni jo seriozisht gjendjen e tyre.
Ata , nuk kan as drunjë, as gjera ushqimore sa duhet për ta kaluar kët krizë.
E kam marr iniciativën, duhet te ia dalim me Zotin pêrpara dhe me ndihmën tonë.
Sot, do ti hedhi parat e mia vlerë 2000 euro që të
vazhdojmë tê gjithë tuetje!
Deri më tani janë tubuar 15.000 euro!
Tel +38349451181 Alban Bega!
Zoti ju bekoftë e faleminderit që e pêrkrahni këtë aksion madhështor.
Labi FKSH

