12 aksidente, 73 tiketa trafiku e 17 persona të arrestuar brenda 24 orëve

12 aksidente janë shkaktuar në 24 orëshin e fundit në vend.
Shtatë prej tyre me të lënduar, kurse pesë të tjerë me dëme materiale.
Gjatë të njëjtës kohë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 73 tiketa trafiku, transmeton Indeksonline.
Poashtu gjatë kësaj kohe, policia ka bërë arrestimin e 17 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/