I riu kosovar që jeton në veri të Italisë, tregon si Shpend Ahmeti u interesua për familjen e tij

Një i ri kosovar, me emrin Shpend Thaçi, i cili jeton në veri të Italisë, saktësisht në Vedelago, përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook, ka rrëfyer se si kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ndonëse s’e kishte njohur ishte interesuar për shëndetin e tij dhe të familjes së tij pas përhapjes së koronavirusit, përcjellë Indeksonline.
Ky është postimi i të riut kosovar:
Unë jam aktiv në Twitter. Aty një ditë prej ditësh Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ma dërgoi kërkesën për të më ndjekur (follow). U befasova. Ia pranova. U ndjeva mirë, natyrisht. Ishte pak ditë para se të fillonte epidemia në Itali. Kur ajo filloi më shkruajti i pari. Së pari më reagoi duke komentuar në një postim timin, duke u interesuar se çfarë po ngjante në Itali në ato ditë tek zona ku unë jetoj, se a ishin mbyllur gastronomia, etj. Pak ditë më vonë, më shkruajti edhe mesazh privat: “Shpend, a jeni mirë krejt?”
U ndjeva sikur e gjithë Kosova erdhi dhe po më përqafon. Ndjenjë e papërshkrueshme!
S’kam se si mos t’i jem mirënjohës. Chapeaux përjetë!
Tregoi sa i madh e sa njerëzor mund të jetë një lider dhe politikan në gjendje emergjencash.
Familjarisht do i jemi mirënjohës përjetë Kryetarit Ahmeti për interesimin që tregoi për shëndetin tonë.
Edhe publikisht, faleminderit prapë, Kryetar!