Shpend Ahmeti: Rrini në shtëpi posaçërisht në oraret e kufizuara sipas vendimit të qeverisë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për kufizimin e lirisë së lëvizjes.
Kurse pak më parë Presidenti i Kosovës në një konferencë për media tha që ky vendim është shkelje e kushtetutës, shkruan IndeksOnline.
Andaj Shpend Ahmeti ka thënë që këto veprime nuk ja kishim borxh askujt.
Po ashtu ai i ka bërë ftesë qytetarëve që të qëëndrojnë në shtëpi në oraret e kufizuara sipas qeverisë./IndeksOnline/.
Reagimi i plotë:
Qytetarë të Prishtinës, vazhdojmë të merremi me semundjen. Nesër #rriNshpi sa më shumë që mundeni e posaçërisht në oraret e kufizuara sipas vendimit të qeverisë. Ju që e keni të domosdoshëm paraqitjen në vend të punës shkoni para orës 10:00 dhe kthehuni në shtëpi pas orës 16 deri në 20. Skeni nevojë me testu institucione për shkak të konfliktit politik që po ndodhë. Më dëgjoni, ruani vetën dhe familjet. Duhet ta ngadalësojmë virusin. Derisa të shtyhen në Gjykatë Kushtetuese mendoni vec për komunitetin se prapë te kjo betejë do kthehemi. Sonte fleni të qetë.