75 Mall Live Search
10:57 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Thirrja e Thaçit: Qëndroni në shtëpi, mos lëvizni pa nevojë

Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi ka kërkuar nga gjithë qytetarët e Republikës që të rrinë në shtëpi, ndonëse kundërshtoi vendimin e qeverisë “Kurti” për këtë gjë.

Sipas tij, vendimi i mbrëmshëm ka provokuar rrethanë të re të paqartësisë dhe fikës.

“Jemi dëshmitarë të gjithë që sot njerëzit janë detyruar të dalin dhe të furnizohen vetëm në mëngjes”, ka thënë ai.

Më tej, Thaçi theksoi se mesazhi kryesor për institucionet e vendit është të dëgjoni me kujdes rekomandimet e ISHKP-së.

“Këto rekomandime janë përtej cdo agjende politike. Janë për shëndetin tuaj, për të mirën e të gjithëve. Rrini në shtëpi, mos lëvizni pa nevojë. Mos bëni lëvizje që nuk janë të nevojshme për ju, familjet tua, për shtetin. Preventiva më e mirë për t’i ikur të keqes është që të rrini në shtëpi”, është shprehur ai. /Indeksonline/