Dafina Zeqiri ka një dilemë, a me dëgju kryeministrin apo presidentin

Edhe këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri nuk ka lënë pa komentuar situatën aktuale në vend.
Dafina e cila prej ditësh është izoluar në shtëpi duke iu përmbajtur rregullave dhe masave parandaluese të COVID-19, së fundi ka hasur në dilem pas vendimit të qeverisë që të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve, vendim që u kundërshtuar menjëherë nga presidenti Thaci.

Në një postim në Instagram, ajo ka ironizuar me situatën duke thënë që deri sa ata të bien dakord, koronavirusi vazhdon të jetë i rrezikshëm.

“Kryeministri- mos dilni. Presidenti-dilni. Koronavirusi- Qysh t’jau mer menja juve.Une ksajde jam.”, shkruan Dafina në postim./Indeksonline/