75 Mall Live Search
18:32 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Tollovi veturash pas orës 16:00 në Gjilan!

Qeveria e Kosovës ndërmori mbrëmë masa të reja sa i përket situatës së krijuar nga COVID-19.

Qeveria ndër të tjerash mori vendim që të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve nga ora 10:00 deri në ora 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në ora 06:00.

Por siç duket edhe më tepër tollovi është krijuar pas orës 16:00.

Në një video të dërguar në Indeksonline, qyteti i Gjilanit shihet i stërmbushur me vetura në qarkullim e sipër, transmeton Indeskonline.

Përpos kësaj në situatë të ngjashme duket se janë edhe marketet pas orës 16:00, që padyshim nuk e largon aspak rrezikon e shpërndarjes së koronavirusit.

Deri më tani në Kosovë janë 61 raste të konfirmuara me COVID-19./Indeksonline/