Bali Muharremaj në ndihmë për familjet e varfëra

Vendi ynë po ballafaqohet me pandeminë koronavirus.
Derisa kërkohet izolim dhe qëndrim në shtëpi, shumë familje gjithashtu janë në asistencë sociale.
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka apeluar kryetarët e këshillave të fshatrave që t’ia dërgojnë listën e familjeve që kanë nevojë për gjëra ushqimore e higjienike.
Ky është postimi i tij:
Apeloj tek të gjithë kryetarët e këshillave të fshatrave në Komunën e Suharekës, që në kohë sa më të shpejtë, të na dërgojnë listën e familjeve që kanë nevojë për pako ushqimore dhe higjenike.
Lista duhet të përmbajë, emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, vendbanimin dhe numrin e anëtarëve të familjes.
Listën mund ta dërgoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.facebook.com/KomunaSuharekeZyrtare/
Si dhe në Viber: +38344613835