75 Mall Live Search
20:54 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Selimi: Koalicioni nuk duhej varur nga Veliu, do të marrim pjesë në seancën e mocionit

Shefi i grupit parlamentar të Lëvzjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në Debat Plus ka konfirmuar se nesër do të marrin pjesë deputetët e partisë së VV-së, ne seancën e mocionit ndaj Qeverisë Kurti.

“Nesër do të marrim pjesë në Qeveri, s’kemi përse të mos marrim, por duhet të zbatohet distanca sociale”, tha ai, transmeton IndeksOnline.

Selimi ka folur edhe për shkarkimin e ish- ministrit të Punëve të Mbrendshme, Agim Velit.

Ai ka thënë se Veliu ka qenë i ndikuar nga jashtë për t’u deklaruar pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Ndërsa, lidhur me deklaratat e Blerim Rekës, Selimi ka thënë se nuk kanë pasur qëllim të njejtë me të Velit dhe as ngjajshmëri.

“Nuk është mendim i  tij personal, ai nuk ka qenë  brenda kufjinëve të mendimit të tij, pra ka pasur impact nga jashtë. Nuk është i barabartë as pesha dhe qëllimet, nuk kanë ngjajshmëri me deklaratën e Rekës.

Paradite kërkoj Isa Mustafa nevojën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, pasdite doli presidenti me konferencë dhe tentoj të impononte shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Pastaj në mesnet doli edhe ministry i brendshëm dhe tha që është e nevojshme të shpallet gjendja e jashtëzakonshme,

Ai shpërndau edhe panik duke thënë se gjendja po del jasht kotrollit dhe se të infektuarit po shtohen nga ora në orë. Kjo i bie që ai i doli në përkrahje politike Thacit dhe ishte në kundështrim me Qeverinë.

Më nuk ka pasur rrethana më që të bashkëveprojmë.

Nëse krejt Qeveria ka qenë e varur nga mnistri i brendshëm Veliu, s’ka pasur pse të vazhdoj.

S’do duhej të varet nga një individ”, ka thënë ai./IndeksOnline/