75 Mall Live Search
12:50 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Kurti për Veliun: Ai ministër nuk ka qenë vetëm ministër, por ka qenë plan

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se  marrëveshja në mes të koalicionit LDK-VV është shkelur në momentin kur LDK-ja ka kërkuar vetëm heqje te tarifës, e jo zëvendësim të saj me reciprocitetin, ashtu siç ishte e shkruar në marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Mirëpo Kurti ka thënë se ai nuk ka reaguar për këtë me shpresën që gjërat do të ndryshojnë.

Kurti tha se shkarkimi i Agim Veliut, nuk ishte shkaku për prishje të këtij koalicioni.

“Ai ministër nuk ka qenë vetëm ministër, por ka qenë plan, e sa për akuza qe më ka bërë, mirëpo me dal me ja majtë zhagun presidentit në mesnatë, kundër kryeministrit, ndërkohë që në mbledhjen e këshillit të sigurisë lëvdonte policinë e tij”, tha Kurti.

Kurti deklaroi “që nuk ekziston asnjë zyrtar ndërkombëtar në asnjë vend e a asnjë kohë, që Albin Kurti, ka thënë se do të ja heq tarifën 100 për qind, pa e vazhduar fjalin me reciprocitetin. Unë nuk i kam fjalën e ndryshme për njerëz të ndryshëm në kohë të ndryshëm”.

Kurti ka komentuar edhe tërheqjen e trupave amerikan nga KFOR-i,duke thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur e as nuk ka pasur ndonjë kërkesë për tërheqje të tillë. Këtij, siç tha Kurti ia  konfirmuar në takim, komandanti i KFOR-it, gjeneral  Michele Risi, i kishte thënë në takim me ministrin e Mbrojtjes Anton Quni.

“Sa i përket këtyre sulmeve që na janë bërë me idenë se do të tërhiqen trupat, pse nuk u tërhoqën trupat, gjenerali Risi na tha se kurrfarë kërkesa për tërheqje të trupave nuk kemi. Ky është një gogol një fantazi, e sa i përket 200 milionë eurove të trumbetuara, të gjithë ju nga përvoja e juaj edhe kur ti shohësh 200 milionë euro nuk dihet a u merr, prandaj ky tupani i 200 milionë eurove është shumë i hershëm dhe është i kot”, tha Kurti./IndeksOnline/