Daut Haradinaj, Mimoza Kusarit: S’iu vallëzoj Gadafëve

I ashpër ka qenë shefi i grupit paralamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ndaj deputetes Mimoza Kusari.
“Për patriotizëm personal, shkollë iu maj tanve. S’iu vallëzoj Gadafëve. Sen s’i kam dhanë , cka jam në gjendje me i dhanë këtij vendi. Z. kryeministër, mos më fyej se jam ma i zoti se tij 1000 herë. Munesh me iu zgërdhi Brnabiqit. Munesh me e pas edhe mashtrues brenda partisë që se kanë bërë asnjë lëvizje për kufijtë. Jam ushtar i Albin Kurtit në mborjtje të cdo milimetri të Kosovës. Pallavra dikush që ka vallëzu poshtë e naltë s’ka nevojë mem kallëzu”, ka potencuar Haradinaj.
Haradinaj i ka thënë Kurtit se për patriotizëm, ju mban shkollë të gjithëve, transmeton IndeksOnline.
“Për patriotizëm shkollë ju maj tonëve, secili një nga një. S’kam nevojë as me marrë yrysh andej, me gjak e kam mbrojtur këtë vend, jo me ligjerata flaso, unë këtu jam kushdo që donë me vërtetu këtu”, tha Haradinaj.
Haradinaj tutje i tha se “asgjë si kam dhënë këtij vendi cka jam i gatshëm me i dhënë”.
Ai i ka thënë Kurtit se po të matet se cili prej tyre është më i zoti, rezulton të jetë ai, dhe atë 00 herë më shumë.
“Zoti kryeministër mos më fyej se jam ma i zoti se ti, 100 herë, mundesh me qenë më orator, mu ndesh me mashtru popullin ma mirë, mundesh me pas mashtrues këtu, në emër të demarkacionit..”, tha Haradinaj./Indeksonline/