75 Mall Live Search
13:56 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Limaj: Mos t’ia rëndojmë qytetarëve jetën, le t’i japim epilog temës

I pari i NISMA-së, Fatmir Limaj, në Kuvend ka thënë se përplasja e kryeminsitrit Kurti me presidentin ishte e panevojshme, shkruan IndeksOnline.

Limaj ka thënë se Qeveria e Kosovës cdo ditë e ka rrezikuar veten për t’u rrezikuar me vendimet e tyre.

“Kriza qeveritare u përshkallëzua, pas konferencës së kryeministrit, me deklarimin e partnerin e madh për t’ia hequr besimin.

Në këtë krizë qeveritare erdhi edhe përplasja e panevojshme në mes Qeverisë dhe Presidentit.

Ka qenë një përplasje se kush ka pasur të drejtë. Unë mendoj se vendimi ka qenë antikushtetues [për kufizimin e lëvizjes].

Edhe sot fatkeqësisht sikur në fillim kemi pasur përplasje në mes Presidentit dhe Qeverisë.

Qeveria e Kosovës cdo ditë e ka rrezikuar veten për t’u rrezikuar me vendimet e tyre.

Pozitë e opozitë, nuk ka me mbrojt Kosovën vetëm një njeri, kurrë Kosova nuk ka me u mbrojtë prej një partie politike por së bashku.

Apeli im është të mos ua rëndojmë më shumë jetën qytetarëve dhe t’ia jepim një epilog kësaj teme”, ka thënë ai./IndeksOnline/