Arben Gashi: Jam angazhuar që ky koalicion të funksionojë, por kjo mënyrë e të folurit e ka prishur atë!

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se i vie keq ku ka arritur gjuha në Kuvendin e Kosovës.
Ai tha se i vie keq se si po flet zv/kryeministri i vendit, Haki Abazi.
“Duhet marre me iu ardh. Para dy ditëve janë bërë 21 vite që zonjës Nekibe Kelmendit ia kanë vrarë familjen, pra është marre me e përmend . Haki, shkarkimi i zonjës Kelmendi dhe dy ministrave të tjerë i ka paraprirë vendimi i mëparshëm i Kryesisë, pra sqarohuni edhe me ta edhe me vajzën e zonjës Kelmendi, as s’kam qenë në vendimmarrje atë kohë dhe as s’më ka interesuar.
“Është keq sepse kjo mënyrë e të menduarit e ka prishur këtë koalicion, për koalicionin që kam dashtë të funksionojë dhe jam angazhu të paktën qe gjashtë vjet, kam dashtë të jetë LDK t’i prijë koalicionit, por populli ka menduar pak më ndryshe, pra me një përqindje më të vogël”, shtoi Gashi, shkruan Indeksonline.
Deputeti Gashi tha se kjo mënyrë e të folurit e ka prishur koalicionin.
“Sa për ne nuk ish prish ky koalicion, keni ardhur në këtë pikë, bajeni këtë pikë. Kjo gjuhë e ka prish shpresën në këtë vend, për këtë mbani përgjegjësi secili, edhe unë edhe ti, edhe kryeministri, pra gjithsecili”, përfundoi ai në replikën drejtuar zv/kryeministrit, Haki Abazi./Indeksonline/