Driton Selmanaj, Haki Abazit: Ju jeni elementi më përçarës në këtë Qeveri

Deputeti Driton Selmanaj ka akuzuar direkt zëvendëskryeministrin Haki Abazi, si elementi kyç që ka ndikuar në përçarjen e koalicionit qeverisës në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes. Selmanaj tutje i ka thënë se shteti nuk ndërtohet dhe nuk ka bazën mbi konspiracione, raporton IndeksOnline.
“Elementi më përçarës në këtë qeveri është ky, nuk është shteti lozhë e masonëve që t’i thirresh çdo moment. Nuk është shteti konsipiracion”. Në takimet që kemi pasur ke insistua më shumë të bëhem udhëheqës i Demokracisë në Veprim, por që t’i largojmë të tjerë por unë s’kam hy në atë vallë. Elemnti më përçarës është ky, z.Kurti më vjen keq që ke rënë preh e këtij”, tha Selmanaj.
Sipas tij gjuha përçarëse e Abazit ka ndikuar që sot shumë ministra të mos jenë të pranishëm.
Selmanaj ka thënë se një njeri i tillë nuk i duhet shtetit, e aq më pak në një pozitë kaq kyçe.
” Gjuha përçarëse e këtij me ministrat i ka detyruar që shumë ministra të mos jenë këtu. Me dëshirën tonë apo jo është domosdoshmëri kjo logjikë të marrë fund në Kosovë, është e rrezikshme për demokracinë, njerëz si ky nuk i duhen shtetit, jo i dyti i vendit mundet me naj detyrë tjetër”, tha Selmanaj. /IndeksOnline/