Të pajisur me maska, deputetët braktisin Kuvendin e Kosovës pas një vendimi shumë të rëndësishëm!

Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës e nisur në ora 12:00.
Pas disa orësh debati, në fund të seancës u votua edhe mocioni i iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pjesë e së cilës ishin edhe vetë.
Me 82 vota pro u arrit që të votohet mocioni për votëbesim, e që rrëzoi Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti.

Tanimë kur edhe përfundoi votimi, deputetët kanë filluar të largohen nga objekti i Kuvendit të Kosovës, raporton Indeksonline.
Të pajisur me maska, deputetët janë parë teksa braktisin Kuvendin, pas një zhvillimi tejet të rëndësishëm për gjithë vendin.
Qeveria e Kosovës u rrëzua teksa e gjithë bota, por edhe Kosova po përballen me virusin COVID-19, një rrezik i lartë për shëndetin e gjithkujt./Indeksonline/


