75 Mall Live Search
21:15 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Taynës po i mungon liria, sjell postime atraktive nga arkiva

Tayna së fundi ishte në Amerikë për të mbajtur koncertet e radhës, të cilat u anuluan për shkak të pandemisë globale, COVID-19.

Reperja e njohur me tu kthyer nga atje është izoluar në shtëpinë e saj në Prizren, ndërsa ka vazhduar me publikimin e fotografive të ndryshme në Instagram për të qëndruar afër adhuruesve të saj, shkruan Indeksonline.

Madje, rep-artistja gjatë kësaj kohe ka treguar se hobi i saj aktual është leximi i librave, por Taynas gjithashtu po i mungon liria për të dalur.

Në disa postime në Instastory ajo ka sjellur disa video nga arkiva teksa shkruan “kur isha  e lirë”.

Kujtojmë që kënga e fundit e Taynas është “Lakmitare” në bashkëpunim me reperin, Mozzik./Indeksonline/