75 Mall Live Search
08:25 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Përkujtohen të rënët në Obiliq

Obiliqi sot përkujton dëshmorët Agron, Faruk dhe Albert Ramën, si dhe 10 anëtarë të familjes Rama në mesin e tyre edhe fëmijë, të vrarë para 21 viteve nga forcat serbe.

Për t’i nderuar të rëndët e familjes Rama, sot do të vendosen kurora lulesh pranë përmendores në këtë qytet.

Me 27 mars 1999 gjëmonte Kastrioti nga krismat e armëve të ndryshme, të cilat ishin drejtuar nga shtëpia e Agron Ramës .

Po këtij zjarri e kësaj flake Agroni me Farukun dhe Albertin ishin detyruar t`i përgjigjen me zjarr. Po këtë ditë barbarët vranë 10 anëtarë të familjes Rama në mesin e tyre edhe fëmijë .