75 Mall Live Search
22:02 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Immobile nuk ka aspak “mëshirë”, e mashtron edhe fëmijën e tij

Futbollistët po qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre të mbyllur pasi futbolli botëror ka pauzuar për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Ata po mundohen ta kalojnë kohen duke bërë gjëra interesante dhe më pas i filmojnë dhe i postojnë në rrjetet sociale.

Ciro Immobile ka bërë një video duke mashtruar fëmijën e tij teksa e ushqente atë dhe vetën.

Sulmuesi i Lazios e lakmonte atë dhe më pas ushqimin e fuste në gojën e tij.

Immobile aktualisht është golashënuesi më i mirë në Top pesë Ligat Evropiane. /IndeksOnline/