Komuna e Prizrenit mban konferencë- Tregon për masat e ndërmarra kundër Covid-19

Komuna e Prizrenit do të mbaj gjatë ditës së sotme një konferencë për medie lidhur me masat e ndërmarra ndaj pandemisë globale Covid-19.
Konferenca do të mbahet me fillim nga ora 14:00 në Shtëpinë e Bardh.
Sot në ora 14:00 në Shtëpinë e Bardhë do të mbahet konferencë për media
“Në konferencë do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe njëkohësisht koordinator i shtabit emergjent, Visar Shehu, dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari”, thekson komunikata./IndeksOnline