75 Mall Live Search
16:48 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Gruaja shtatzënë me koronavirus vdes gjatë lindjes

Një grua shtatzënë 37 vjeçe, e cila rezultoi pozitive me koronavirus, gjeti vdekjen në Spanjë pas një lindje urgjente me operacion.

Ngjarja e rëndë ndodhi në La Coruña në spitalin Materno Infantil këtë të diel, teksa gruaja ishte në muajin e tetë të shtatzënisë.

Ajo shkoi në spital me temperaturë të lartë në gjendje të rëndë, çka bëri që mjekët ta operonin me urgjencë.

Gjatë lindjes, u shënuan komplikime të tjera, duke bërë që gruaja të vdesë.

Jo vetëm kaq, por edhe foshnja që mbante në bark, lindi i vdekur.

Foshnja, bëri me dije spitali, kishte edhe patologji të tjera.

Rasti ka tronditur Spanjën, ku deri më tani ka shkuar në 7340 numri i viktimave, ndërsa i të prekurve në 85195.