Gjendja e të infektuarve që gjenden në Klinikën Infektive, detaje edhe për 3 infermieret e prekura
Në Klinikën Infektive të QKUK janë të hospitalizuar 40 pacientë të prekur me COVID-19.
Nga këta 40 gjithsej, 34 janë në gjendje më stabile, kurse gjashtë prej tyre kanë ne oje për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, raporton Indeksonline.
“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, deri sot ka 3 infermiere të infektuara me Covid-19, prej të cilave dy janë të pranuara në klinikë për trajtim mjekësor, ndërsa njëra është e vet-izoluar në shtëpi”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.
Gjithashtu u theksua se i gjithë stafi i Infektives është i trajtuar për përdorim të masave mbrojtëse personale, por përkundër kësaj, duke pasur parasysh natyrën e infeksionit të COVID-19, asnjëherë nuk ka siguri 100%.
Numri i të infektuarve me koronavirus mbrëmë arriti në 106./Indeksonline/