75 Mall Live Search
13:44 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

AAK i quan të pasakta raportimet e mediave për udhëtimin e Haradinajt

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj shkrimeve të publikuara në disa media për udhëtimin e Haradinajt në Zvicër, ku thuhej se ish-kryeministri kishte paguar në udhëtimin e familje nga buxheti i shtetit.

AAK thotë se versioni i publikuar ka qenë i pasaktë, ndryshe siç ka qenë përgjigja ndaj gazetarit që kshte nisur këtë hulumtim. “

“Për hir të opinionit publik, e vërteta e udhëtimit të kryeministrit Haradinaj në Zvicër për të cilën po spekulon gazeta në fjalë, është se nga buxheti i shtetit është mbuluar vetëm bileta e udhëtimit të kryeministrit Haradinaj. Edhe pse familja e kryeministrit kanë udhëtuar me të, shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit janë private, dhe jo nga buxheti i shtetit”, thuhet në reagim.