75 Mall Live Search
18:21 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Haradinaj godet Kurtin: Unë kam shkarkuar shumë ministra, por s’jam rrëzuar vetë!

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se edhe gjatë negocimit për koalicion në mes VV e LDK-së është parë qartë se Albin Kurti dëshiron vetëm diktat e nënshtrim të palës tjetër.

Sipas tij pas fillimi të punës me shkarku nivelin më të lartë politik, pra nënkryetarin e parë të LDK-së, me ia shkarku Isa Mustafës nënkryetarin menjëherë pas tij e me ia qu një sms, dihet çka po bëhet.

“Nuk ka njeri e kryeministër normal që vepron ashtu, e thirr së pari ministrin që ka me shkarku e ia qet një kafe sepse e ke kolegë, zotëri ka ardh puna kështu kështu po shkojë të flas edhe me kryetarin tënd, e thërret Isa Msuafën e me marr vesh ministri se është shkarkuar prej mediave, nuk bën ashtu.

Nuk është fuqi kur rrëzohesh vetë, por kur e rrëzon tjetrin”, tha Haradinaj në t7, transmeton Indeksonoline.

Ai shtoi se ka shkarkuar shumë ministra, por s’është rrezuar vetë.

“Unë kam shkarkuar shumë ministra, por s’jam rrëzuar vetë. Kjo s’ka të bëjë me zotësi, por me amatori”, tha ai./Indeksonline/