Mayweather jep alarmin se mund të rikthehet në ring

Floyd Mayweather ka ndezur thashethemet se mund të rikthehet në skenë të boskit derisa po vazhdon stërvitjet në palestër edhe në moshën 43 vjeçare.
Boksieri po qëndron në formë gjatë izolimit nga koronavirusi dhe ka ngjallur shpresa të tifozët që mund ta shohin në skenë në një të ardhme të afërt.
Ai u tërhoq nga boksi pasi bëri 50 fitore në po aq ndeshje kur ai mposhti McGregorin dhe fitoi mbi 200 milionë funta nga ndeshja.
Ai ka ngarkuar së fundmi një video në rrjetet sociale ku shihet duke punuar fortë gjatë pandemisë koronavirus. /IndeksOnline/