75 Mall Live Search
12:21 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

6+ pranon çfarëdo vendimi që vjen nga Presidenti i Kosovës

Albert Kinolli nga 6+ është deklaruar për media pas konsultimeve me presidentin Thaçi.

Ai ka thënë se grupi 6+ pranon çfarëdo vendimi që vije nga Presidenti i Kosovës.

“Ne do të pranojmë çfarëdo vendimi që vjen nga Presidenti i Kosovës. Ne si komunitete kemi luajtur gjithmonë rol konstruktiv në ndërtimin e institucioneve dhe kemi qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

Jemi kundër mbajtjes së zgjedhjeve në këtë kohë sepse rrezikohet shëndeti i qytetarëve” ka thënë Kinolli./Indeksonline/