75 Mall Live Search
14:18 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Heung-Min Son ndryshon uniformën, do të kryej shërbimin ushtarak

Lojtari i Tottenhamit, Heung-Mon Son ka vendosur të përfundojë shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak për Korenë e Jugut gjatë pauzimit të Premierligës.

Në shtetin aziatik është e detyrueshme për të gjithë meshkujt që të përmbushin një shërbim afro dy-vjeçar në ushtri, shkruan Indeksonline.

Son ishte për të shërbyer të njëjtën kohë, derisa ai ndihmoi Korenë e Jugut të fitonte medaljen e Artë në Lojërat Aziatike 2018.

Sipas agjencisë së lajme koreano-jugore, Yonhap, kishte plane që Son ta përfundonte atë në këtë verë, mirëpo derisa futbolli është i suspenduar shkaku i pandemisë botërore, ai  pritet të shkojë tani.

Anësori koreano-jugor nuk dëshiron të humbë kohë dhe do të shkojë ta përfundojë atë qysh na ky muaj.

Ai aktualisht gjendet në Korenë e Jugut me lejen e Spurs shkaku i lëndimit të pësuar në muajin shkurt, andaj tani do të ketë shansin e duhur që të kryejë shërbimin ushtarak.

Son ishte kushtëzuar se nëse nuk tregojnë së bashku me skuadrën sukses në lojërat aziatike të vitit 2018, do të futej menjëherë në shërim ushtarak, mirëpo arritën të shpalleshin kampion dhe i shpëtuan detyrës. /IndeksOnline/