Banorët e Dumnicës së Podujevës protestojnë: Duan të dalin nga karantina

Në fshatin Dumnicë është duke u zhvilluar një protestë nga banorët e këtij fshatit, të cilët dëshirojnë të dalin nga karantina sepse nuk ka asnjë rast me Covid 19 në këtë fshat, raporton IndeksOnline.
“Dy raste ishin më herët të konfirmuara njëri vdiq, ndërsa tjetri u shërua. Për dallim nga Fshati Dumnice ishte Fshati Bradash ku kishte nje te prekur nga Corona virus po nuk ishte në karantinë. Shpresojmë që të merret vendim sa më shpejt qe të hjeken nga karantimi”, thuhet në një postim të këtyre banorëve, të bërë në facebook.
Ndërsa shihen edhe forcat e policisë të cilët po e vëzhgojnë nga afër protestën e banorëve.

