Pamje/Gjilani mbushet nga veturat, nuk të ngjason se jemi në kohë pandemie

Qytetarët e Gjilanit në pak minuta që kanë mbetur, para se të vihen në funksion “ora policore”, po shijojnë ditën në rrugët e qytetit të tyre, a në këmbë a në makina, nuk ka shumë rëndësi. Mirëpo, ajo që është më shqetësuese, këta qytetarë po sillen sikur të mos kishte far pandemi, e jeta jonë po zhvillohet normalisht.
Në këto pamje që po u sjell IndeksOnline, mund të shihni edhe ju, numrin e madh të veturave nëpër rrugët e Gjilanit.
Ndryshe Qeveria e Kosovës, ditë më parë ka ndryshuar masën e ndalimit të qarkullimit, duke e pamundësuar atë nga ora 17:00 deri në ora 06:00./IndeksOnline/