75 Mall Live Search
11:55 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Njihuni me bebet e para të quajtur Corona dhe Covid

Jetojmë në epokën e koronavirusit, prandaj është afër mendsh që gjithçka të lidhet me të. Madje dhe emrat e  bebushëve që lindën në kohë pandemie.

Corona & Covid janë emrat e binjakëve të lindur në Raipur, Indi mesnatën e 26 marsit, kur i gjithë vendi ishte në shtetrrethim.

Njerëzit mund të frymëzohen nga çfarëdolloj gjëje për një emër, por kur frymëzimi merret nga emri i një virusi që ka “paralizuar” botën, kjo tingëllon çuditshëm.

Të pyetur nga mediat lokale, prindërit u shprehën se emrat binjakëve do t’i kujtojnë periudhën e vështirë në të cilën lindën, teksa vendi përballej me një pandemi vdekjeprurëse.

“Kur personeli i spitalit nisi t’i quaj bebet Corona dhe Covid, ne vendosim t’ja vëmë emrat kështu.”- u shpreh e ëma e fëmijëve, e cila nuk përjashtoi as mundësinë e ndryshimit të emrave.

Sapo u morën vesh emrat e veçantë të binjakëve, vëmendja e gjithë spitalit u përqëndrua tek ata. Të gjithë kureshtarë për të parë si dukej Corona dhe Covid!