75 Mall Live Search
15:59 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Babai zbulon metodën kreative për të argëtuar fëmijët në karantinë

Kopshtari dhe lojëtari amator i regbisë nga Wales krijoi një metodë shumë kreative për të argëtuar fëmijët e tij gjatë karantinës.


Ai krijoi një fushë futbolli në kopsht për 3 fëmijët e tij, pasi ata nuk mund të shkonin më në kurset e futbollit dhe gjimnastikës. Të gjitha kurset e tyre janë anulluar për shkak të pandemisë.


Babai shpjegon se ideja i erdhi kur kuptoi se sa shumë prindër do të duhej të rrinin në shtëpi dhe vendosi ta ndante me ta metodën e tij.


Ai posoti foto në rrjete sociale dhe tani cilësohet prej ndjekësve të tij si ‘babai më i mirë në botë’.