Rusia dërgon 3 avionë me ndihma për Serbinë

3 avionë me ndihmë mjekësore nga Rusia kanë zbarkuar në bazën ajrore të Batajnicës në Beograd të premten, kurse edhe gjashtë të tjera pritet të arrijnë gjatë ditës së sotme.
Mësohet se këto ndihmat përfshijnë pajisje mjekësore, pajisje mbrojtëse dhe ekspertë mjekësorë nga Rusia për të ndihmuar Serbinë në luftimin e pandemisë COVID-19.
“Faleminderit për mbështetjen tuaj, si për mbështetjen materiale por edhe morale. Faleminderit që dolët për të na takuar, për ndarjen e njerëzve, materialeve dhe pajisjeve në një kohë edhe qytetarëve tuaj u duhen më shumë”, ka thënë kryeministrja serbe, Ana Brnabic pasi pranoi këto ndihma.
Raportohet se Serbia ka 1 mijë e 476 raste pozitive të coronavirusit.