Rasti i dyshuar me covid-19 në Istog, del negativ

Një i ri dje me simptoma të pjeshme të koronavirusit dje ishte nisur nga Istogu për në QKUK që të kryejë testin për covid-19.
Ai kishte pasur temperaturë, lodhje dhe kollë të thatë tashmë një javë.
Personi ishte nga Podujeva por ishte arrestuar nga Policia në Istog.
Kështu bëri të ditur Mujë Osmanaj, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Istog.
“Njoftim
Nga informatat që morëm nga burime të M.SH rasti i natës së mëparme si i dyshuar për Covid-19 ka rezultuar negative.
Ky është lajm i mirë sidomos për ekipin mjekësor dhe atë policor!
Lutei që të ju përmbaheni masave të nevojshme edhe tutje!”, ka thënë ai.
Si pasojë e kontaktit të personelit mjekësor në Istog ishin izoluar mbrëmë./IndeksOnline/